
Zogjtë e tërbuar të lojës “Angry Birds” po bëhen gati të zbarkojnë në rrjetin social Faceb00k.
Lajmin e ka bërë të ditur për “Daily Telegraph” drejtori i marketingut i lojës së famshme për smartphone, të shkarkuar më shumë se 200 milionë herë në celularë dhe tablet.
“Jemi në bisedime me FB, “Angry Birds” do të jetë në rrjetin social brenda tre muajsh”, ka deklaruar Peter Vesterbacka për të përditshmen britanike.
Loja, ku përdoret një llastik për të lëshuar zogjtë e inatosur kundër derrkucëve jeshilë, është krijuar nga “Rovio Mobile”, një firmë finlandeze që së fundmi ka lancuar një version web-i të lojës në bashkëpunim me Google Chrome.
I planifikuar fillimisht vetëm për iPhone dhe iPod Touch, “Angry Birds” do të përdorë në FB modelin e lojës tjetër të famshme “Farmville”.
Shkarkimi do të jetë falas, por abonentëve mund t’u kërkohen pagesa shtesë, përfitimet nga të cilat do të ndahen mes dy kompanive.
Top Channel