
Në 133 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Aleanca Kuq e Zi organizon në
Prizren forumin e intelektualëve, akademikëve, historianëve, sportistëve
dhe figurave të tjera të njohura shqiptare.
Në këtë forum është njoftuar se do të marrin pjesë personalitete si Kreshnik Spahiu, Esat Stavileci, Kim Mehmeti, Mehmet Kraja, futbollisti i njohur Lorik Cana e të tjerë.
Organizatorët kanë paralajmëruar se sot Prizreni do të vishet në petkun kuqezi. Në këtë ditë, edhe presidentja Atifete Jahjaga ka paralajmëruar disa vizita në zona të ndryshme të Kosovës.
Jahjaga do të fillojë vizitat me nderimet në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, do vijojë me vizitën në familjen Jashari, me nderime në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gllogjan dhe në fund do të jetë në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Top Channel