Humb 130 kilogramë, ka edhe 6 muaj jetë

09/06/2011 12:10

Ka tronditur Britaninë e Madhe historia e Malissa Jones, 21 vjeçarja
angleze e North Yorksire, që peshonte 174 kilogramë dhe në 18 muaj, me
një bajpas gastrik, ka arritur në 40 kilogramë.

E reja ka kaluar nga obeze në anoreksike duke rrezikuar jetën dhe për këtë është shndërruar në simbol për të gjitha vajzat që vuajnë nga shqetësimet ushqimore.

Në 18 muaj ka humbur 130 kilogramë me një ndërhyrje që ka shkuar përtej qëllimeve të mjekëve: Malissa ka shkuar në çerekun e peshës së saj fillestare.

Dhe tani, nëse nuk i kthehet ushqyerjes së përshtatshme, ka gjashtë muaj jetë.

Gjithçka filloi kur mjekët, pas vitesh obezitet që po vinin në provë të ashpër fizikun e vajzës, i propozojnë familjes ndërhyrjen e shtrenjtë (10 mijë stërlina) për të zvogëluar stomakun, duke detyruar ushqimin të anashkalojë pjesën më të mirë të aparatit tretës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA