
Ministrja kosovare e Tregtisë, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se duke filluar nga mesi i qershorit Kosova do të vendosë 10 për qind taksa për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.
Kjo, pasi dy vendet që prej vitit 2008 kanë bllokuar importin e mallrave kosovare, pasi refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.
“Fillimisht do të vendosim 10 për qind taksa dhe kjo do të jetë një periudhë testi. Nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim, atëherë ne do të ndalojmë plotësisht produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja”, ka deklaruar Lila.
Sipas saj, produktet kosovare në Serbia janë bllokuar, ndërkohë që ato serbe në Kosovë janë rritur me rreth 25 për qind në tre vitet e fundit.
“Lufta e ftohtë e Serbisë ndaj Kosovës nuk ka përfunduar. Tani ajo po dëmton pavarësinë e Kosovës nëpërmjet ekonomisë”, ka nënvizuar Lila.
Top Channel