
Qeveria e kryeministrit Hashim Thacci duket se dështoi në premtimin e saj se brenda tre mujorit të parë të vitit do arrinte numrin prej 100 njohjesh të pavarësisë së vendit.
Nëse kjo do të arrihej atëhere vendi do të kishte mundësi të anëtarësohej në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Por tre vjet pas këtij premtimi, Kosova ndodhet larg anëtarësimit në OKB. Në sesionin e 66 të OKB-së, autoritetet kosovare do të shkojnë me të njëjtin mision: takime me sa më shumë liderë shtetesh për t’u kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës.
“Qëllimi ynë është që të përdoret sesioni i OKB-së që të takojmë sa më shumë shtete që se kanë njohur Republikën e Kosovës dhe t’u prezantojmë procesin e suksesshëm të shtet-ndërtimit dhe t’u shpjegojmë se Kosova është në mesin e shtatë shteteve që kanë lindur nga ish-Jugosllavia”, thotë Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Top Channel