Kina, 800 gradaçela brenda 2016-s

08/06/2011 17:40

Në Kinë del një gradaçelë e re çdo pesë ditë dhe sipas një raporti të publikuar dje nga një revistë e specializuar, në 2016-n vendi do të ketë katër herë më shumë gradaçela se ato që ka SHBA.

Deri tani numrin një në Kinë për nga numri i këtyre ndërtesave është Hong Kongu me 58, e ndjekur nga Shangai me 51 dhe Shenzhen me 56.

Pesë nga dhjetë ndërtesat më të larta të botës janë në Kinë.

Që një ndërtesë të quhet gradaçelë duhet të jetë të paktën 152,4 metra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA