Komisioni Europian vleresoi zhvillimin e qete te zgjedhjeve te
pergjithshme ne Maqedoni. Maja Kocijancic, zedhenese e Perfaqesueses se
Larte te Bashkimit Europian, Kethrin Ashton, u shpreh se “BE ,
paraprakisht, verejti te dielen nje atmosfere te qete zgjedhore,
pjesemarrje te larte elektorale, ku u deshmua pjekuri politike”.

Nje qendrim me i plote nga Brukseli pritet te publikohet pas perfundimit te procesit zgjedhor, shpalljes se rezultatit dhe vleresimit te Misionit vezhgues ODIHR. Zgjedhjet e parakohshme ne Maqedoni u organizuan me kerkese te opozites dhe fushata elektorale u vleresua pergjithesisht e qete.

Shtetasit maqedonas jashte atdheut paten mundesi te votonin gjithashtu prane konsullatave maqedonase ne shtetet ku ata jetojne aktualisht. Kjo eshte hera e shtate qe qytetaret maqedonas zgjedhin perfaqesuesit e tyre ne kuvend, qe pas shpalljes se pavaresise nga ish-republika jugosllave ne 1991.

Top Channel