Tensione mes Kinës dhe Vietnamit

05/06/2011 17:05

Qindra vietnamezë protestuan kundër operacioneve ushtarake detare të Kinës në ujërat e diskutuara në jug të Detit të Kinës.

Protesta u mbajtën në Hanoi dhe Ho Chi Minh, dy qytetet më të mëdha të Vietnamit. Një muaj më parë, një anije naftëmbajtëse vietnameze u sulmua nga patrullat detare kineze në këto ujra.

Zona për të cilën Kina, Vietnami, Filipinet, Malajzia, Brunei dhe Tajvani pretendojnë sovranitetin në jug të Detit të Kinës, është pikë strategjike për kalimin e anijeve të transportit dhe mendohet se përmban naftë e gaz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA