Për të dytën herë radhazi dhe për herë të tretë në 5 gara të zhvilluara, Kejsi Stoner me Hondan e tij zyrtare shpallet fitues i garës në MotoGP.
Këtë herë australiani dominoi në pistën e Montmelos në Katalonja duke lënë pas tij dy pilotët e Yamaha-s, Jorge Lorenzo dhe Dan Spies.
Vendet 4, 5 dhe 6 shkuan për tre italianët, përkatësisht, Deviciozo, Rosi dhe Simonceli që mori edhe pole position ditën e shtunë. Por gafa e tij në start e rënditi vetëm në vendin e gjashtë.
Pas kësaj gare, klasifikimi botëror për pilotë kryesohet nga Lorenzo me Yamaha me 98 pikë, ndjekur nga Stoner me 91, Deviciozo 63, Pedrosa 61 dhe Rosi 58.
MotoGP rikthehet javën e ardhshme me garën për Cmimin e Madh të Britanisë në cirkuitin Silverstone.
Top Channel