Marok, protesta kundër regjimit

05/06/2011 16:50

Mijëra të rinj të lëvizjes së quajtur “20 Shkurti” manifestuan paqësisht në Marok duke kërkuar ndryshimin e kushtetutës dhe demokratizimin e jetës politike në vend.

Të rinjtë dolën në rrugët e kryeqytetit Rabat. Policia dhe forca të tjera të sigurisë, u tërhoqen nga sheshet dhe rrugët ku parashikohej të mbahej manifestimi për të mos ngjallur provokime e trazira.

Gjithcka u zhvillua paqësisht, por për autoritetet zyrtare, rreth 500 ishte numri protestuesve dhe policia mori urdhër për të mos ndërhyrë, pavarësisht se manifestimi nuk kishte marrë autorizimin përkatës.

Top Channel