Në Maqedoni kanë nisur votimet për zgjedhjet e parakohëshme. Shqiptarët do të përfaqësoshen nga shtatë parti politike dhe për herë të parë në këto zgjedhje do të votohet edhe nga diaspora.
Mbi 1 milion e 800 mijë qytetarë janë thirrur për të votuar në këto zgjedhje. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të qendrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Shqiptarët në këtë garë kanë hyrë me shtatë parti politike. Sondazhet paraprake favorizojnë si fituese nga partitë maqedonase, partinë e kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE, ndërsa në bllokun politik shqiptar, partia e Ali Ahmetit, Bashkimit Demokratik për Integrim.
Zgjedhjet zhvillohen sipas sistemit proporcional në gjashtë njësitë zgjedhore në të gjithë vendin. Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet të shpallë rezultatet 24 orë pas mbylljes së qendrave të votimit.
Top Channel