Me aktivitete simbolike u shënua dita ndërkombëtare e mjedisit në Kosovë.

Për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit u përkujdesën fëmijët kosovarë. Sheshi kryesor u mbush me lojëra të ndryshme për fëmijë, performanca artistike, muzikë nga DJ, shpërndarje të materialeve dhe broshurave ndërgjegjësuese si dhe aktivitete tjera edukative se si të mbrohet mjedisi.

Megjithëse jo rrallë herë është alarmuar për ndotje të mëdha, veçmas në kryeqytetin kosovar, deri më tani nuk është ndërmarrë ndonjë hap për eliminim e ndotjes. Pa dyshim që ndotësi më i madh në vend mbetet korporata elektro-energjetike në vend.

Zyrtarët e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit e cila funksionon tani e pesë vjet kërkuan që të bëhet më shumë për ruajtjen e ambientit. Ndërkohë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, nuk ishte i pranishëm në aktivitetet e sotme. Për mospjesëmarrjen e ministrit Gashi askush nga zyrtarët e pranishëm nuk dha ndonjë sqarim.

Dita botërore për Mbrojtjen e Mjedisit shënohet që nga viti 1982 dhe ka për qëllim sensibilizimin e opinionit për mbrojtjen e pyjeve, biodiversitetin e jetës në tokë, si dhe rëndësinë e tyre për ruajtjen e klimës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA