E vecanta e paradës së katërt internacionale e ciklistëve të zhveshur që
zhvillohet tashmë tradicionalisht cdo vit në qytetin verior të
Selanikut ishte pjesëmarrja tepër e madhe.

Kane qene me shume se 1200 persona, shume prej tyre te huaj nga disa vende te botes, qe pasi jane mbledhur ne nje prej parqeve te qytetit, kane hequr rrobat dhe kane pikturuar trupat e tyre, duke zgjedhur kete menyre simbolike proteste ndaj ndotjes se ambientit prej levizjes se makinave dhe duke kerkuar krijimin e kushteve per qarkullimin e bicikletave ne metropolet e medha.

Pasi kane rrethuar me bicikletat e tyre bashkine e Selanikut ata kane hedhur parrulla ndaj pasojave negative qe shkakton levizja e makinave ne kete qytet, qe vleresohet se ka ndotjen me te madhe atmosferike ne te gjithe Europen.

“Trafiku i renduar i makinave eshte problemi me i madh i Selanikut”, shprehen organizatoret e parades qe tregojne trotuaret e mbushur me automjete te parkuara qe pengojne levizjen e kembesoreve, ndersa statistikisht qytetaret greke perdorin makinat per distanca te shkurtra, nente here me teper se nje europian.

Synimi i parades se ciklisteve te zhveshur eshte sensibilizimi i per te zgjedhur bicikleten si nje nga mjetet me te mira per qarkullimin e njerezve ne qytetet e medha.Ne kete menyre shmanget trafiku dhe varesia nga nafta si dhe rritet cilesia e jetes. Gjithashtu shume prej parrullave te hedhura prej pjesmarresve ishin kunder energjise berthamore.

Parada internacionale e ciklisteve te zhveshur eshte nje levizje mbareboterore qe i ka fillimet e saj ne Vankuver te Kanadase ne vitin 2004 dhe perseritet cdo vit ne 73 qytete te medha, ne 21 shtete te botes.

Top Channel