Tre ruse kanë gjetur vdekjen nga pije alkoolike të helmuara qe kane konsumuar ne nje jaht ne Turqi.
Njera prej grave te reja nderroi jete pas kthimit ne Moske, ndersa dy te tjerat vdiqen ne resorten turke te Bodrumit. 21 jane personat e prekur nga helmimi, 20 ruse dhe nje turk, ndersa nje vajze tjeter eshte ne gjendje kome. Policia turke ka nisur hetimet mbi ngjarjen dhe kampione nga pijet alkoolike te fajesuara per vdekjet jane derguar per analize. Prokuroret ruse kane hapur nga ana e tyre nje hetim mbi ceshtjen te cilin shpresojme ta kryejne ne Turqi, me lejen e autoriteteve vendase.
Festa ku merrnin pjese rreth 60 ruse kishte mbledhur me se shumti menaxhere te agjensive te udhetimit, te cilet ndodheshin ne turqi per nje vizite fakt-mbledhese. Nje mike e Marina Shevelyova-s qe vdiq ne Moske, i tregoi gazetes ruse online Life Neës se kishin paguar nga 50 dollare secila per te kaluar naten ne jahtin luksoz, ku ishin sherbyer me 10 deri ne 12 kokteje me whiskey dhe cola. Ndonjehere, shija e alkoolit dukej shume e forte, por mendova se banakjeri mund t`i kishte hedhur shume whiskey dhe nuk i kushtova rendesi, ka rrefyer Anatasia Lavrenko.
Life News publikoi edhe foton e vajzave duke pire ne bordin e jahtit. Diten tjeter, te dyja paten marrje mend dhe vilani, por Sheveljova u perkeqesua gjithmone e me shume dhe ndonese menjehere pasi avioni i tyre zbriti ne Moske, vajza u cua menjehere ne spital, mjeket nuk munden te benin asgje per ta shpetuar.
Media ruse thote se shkaku i helmimit mund te kete qene perzierja e whiskey-t me methanol. Zyrtare te larte turq deklaruan se pijet alokolike te sherbyera ne jaht ishin importuar nga Qiproja Veriore dhe ishin shperndare me pas ne Ankara, Bodrum, Mersin, Antalia dhe Mulla.
Top Channel