Tunizi, nxirren 150 trupa nga deti
03/06/2011 13:25
Trupat e 150 personave janë nxjerrë nga deti në brigjet e Turnizisë.
Bëhet fjalë për klandestinë të nisur nga Libia, të cilët kërkonin të
jetonin në një vend më të sigurtë.
Varka me rreth 850 persona u mbyt jo shumë larg brigjeve tuniziane, ndërkohë 578 persona shpëtuan, kurse të tjerët u zhduken në thellësinë e detit.
Një zëdhënës i OKB-së deklaroi se mes të mbyturve ishin edhe shumë gra e fëmijë. Kjo është një prej ngjarjeve më tragjike që kanë ndodhur vitet e fundit në ujërat e detit Mesdhe.
Top Channel