Një grua drejton për herë të parë NYT
03/06/2011 11:45
Një grua drejton për herë të parë New York Times, një prej të
përditshmeve amerikane më të lexuara me një histori tashmë 160-vjecare.
Jill Abramson 57 vjec është pasuese e Bill Keller, i cili le detyrën për t’iu përkushtuar krijimtarisë. Jill, nënë e dy fëmijëve, do ta marrë zyrtarisht detyrën më 6 shtator.
Abramson ka nisur të punojë për New York Times në vitin 1997. Përpara se të bëhej zëvendëse e Keller, Jill ka qenë korrespondente e gazetës në Washington.
Top Channel