
Gjithnjë e më shumë po merr përmasa gjigante skandali i trukimit të ndeshjeve që ka tronditur sërish futbollin italian.
Në dritë, nga dëshmitë e 16 personave të ndaluar për trukim, mes të cilëve edhe ish-lojtari Beppe Signori, po dalin edhe emra të rëndësishëm të Serisë A.
Sipas dëshmive, në dijeni për trukimet dhe rol në baste ka patur edhe mesfushori i Romës dhe i kombëtares axurre, Daniele De Rossi. Emri i tij ka dalë në dritë nga dëshmia e Marco Paolonit, portierit të Kremonezes të akuzuar për fiksimin e rezultatit të disa ndeshjeve.
Gjithsesi, hetuesit nuk japin detaje të mëtejshme për rolin e mesfushorit romanist në trukimin e ndeshjeve dhe as nëse bëhet fjalë për ndeshje të Serisë A apo për ndeshje të kategorive më inferiore.
Top Channel