Irak, 3 shpërthime, 10 viktima

03/06/2011 04:15

Tre shpërthime të fuqishme tronditën Irakun duke shkaktuar disa të vdekur e dhjetra të plagosur.

Lajmi njoftohet nga autoritetet vendase sipas të cilave shpërthimet kanë ndodhur në qytetin e Ramazit në perëndim të Bagdadit. Sipas tyre, ato kanë ndodhur në një interval kohor thuajse të njëjtë e për pasojë të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ky ishte sulmi i parë tragjik me bomba në Irak pas disa muajve qetësi në të gjithë vendin. Sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë organizatë terroriste deri më tani.

Top Channel