E.Coli, protesta në Spanjë

03/06/2011 14:25

Zemërimi po rritet në Spanjë, ku pretendimet se epidemia e E.Colit
shpertheu nga trangujt spanjolle, i kane shkaktuar fermerëve dëme të
medha. Si keta te fundit, ashtu dhe Madridi zyrtar po kerkojne
kompensime per humbjet ekonomike te pesuara.

Te enjten, dhjetera fermere spanjolle hodhen fruta dhe perime perpara portes se konsullates gjermane ne qytetin e Valencias, duke protestuar keshtu ndaj atyre qe i quajten “genjeshtrat e Gjermanise per trangujt” dhe nje gabim fatal, qe atyre u kushtoi shtrenjte.

Por kancelarja Angel Merkel u ka dale ne mbrojtje autoriteteve gjermane te shendetesise dhe menyres sesi ato reaguan perballe epidemise. Në një telefonatë me kryeministrin spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero, Merkel ka vënë në dukje detyrimin e autoriteteve për të informuar qytetarët dhe për t’i përcjellë sistemit të paralajmërimit të shpejtë të Bashkimit Evropian rezultatet e hetimeve.

Studiuesit gjermanë dhe kinezë arriten te deshifrojne kodin gjenetik te bakterit E Coli entero-hemoragjik, por do te duhet ende kohe deri ne gjetjen e nje terapie efikase per personat e prekur prej tij. Sipas eksperteve, behet fjale per nje forme te re te E.Colit, te pahasur me pare, nje lloj mutanti me kombinim genesh nga dy baktere, qe me te gjithe gjasat kanë këmbyer me njëra-tjetrën substanca të trashëgimisë. Rezultati eshte E.Coli O104 qe shkakton sindromen vdekjeprurese Hemolytiko-Uremike.

Tre jave nga shfaqja e rasteve te para, ende nuk ka shenja per qetesimin e situates. 17 persona kane vdekur prej ketij bakteri ne Gjermani dhe nje ne Suedi, ndersa numri i të infektuarve dhe i rasteve të dyshuara ka mberritur ne gati 2000.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA