Siri, opozita e bashkuar: Të largohet Assad

02/06/2011 21:00

Në një deklaratë të përbashkët, opozita siriane e bashkuar në Antalia të Turqisë, ka kërkuar “dorëheqje të menjëhershme” të presidentit Bashar al Assad.

Rreth 300 opozitarë, të mbledhur në Konferencën për Ndryshimin e Sirisë, i kanë dhënë jetë grumbullimit të parë zyrtar të aktivistëve që nga fillimi i revoltës rreth 10 javë më parë.

Kjo konferencë ka qenë tentativa e parë e bashkëpunimit mes grupeve dhe personaliteteve të ndryshme të opozitës, historikisht të ndarë.

Ndërkohë, situata në Siri vazhdon të jetë e tensionuar. 15 persona u vranë sot në qytetin e Rastanit, pasi u qëlluan nga forcat e sigurisë teksa protestonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA