Siri, artileria kundër civilëve

02/06/2011 02:50

41 protestues të vrarë, mes të cilëve edhe një fëmijë 4 vjecar është bilanci tragjik i një operacioni të forcave të sigurisë siriane për të shpërndarë manifestuesit në qytetin e Rastanit, në qendër të vendit.

Lajmi njoftohet nga Razan Zaitouna, avokat sirian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Forcat e sigurisë, tha ai, rrethuan qytetin e më pas disa lagje të tij u bombarduan me artileri të rëndë.

Protestat në Siri janë përshkallëzuar, sidomos pas publikimit në media të pamjeve ku tregohej një fëmijë 13 vjecar i torturuar e më pas i vrarë nga forcat e sigurisë. Për ngjarjen në fjalë dhe për të qetësuar situatën, presidenti vendit, Bashar al Assad, largimin e të cilit protestuesit kërkojnë me ngulm, urdhëroi nisjen e hetimeve për gjetjen e autorëve të vrasjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA