Paraguaj, bllokohen 875 kg kokainë

02/06/2011 02:10

Autoritetet paraguajane sekuestruan sasinë rekord të drogës, prej 875 kilogram kokainë të fshehur në thasë orizi.

Bëhet fjalë për lëndën narkotike më të madhe të kapur ndonjëherë nga autoritetet vendase.

Ngarkesa kishte si synim tregun europian duke përdorur si vend tranzit fillimisht Mozambikun. Dy janë personat që akuzohen për pronesinë e kësaj dërgesë, i pari u vetëdorëzua në polici ndërsa i dyti ndodhet në kërkim.

Nëse do të arrinte tregun europian, vlera e kokainës do të shkonte përtej 131 milion dollarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA