Mit Romei kandidat për president

02/06/2011 23:30

Ish-guvernatori i Masacusetsit, Mit Romei njoftoi synimin e tij për të marrë pjesë në garën për president të SHBA-së në vitin 2012.

Romei njoftoi se do të marrë pjesë në garën brenda kampit republikan për të marrë kandidaturën për në Shtëpinë e Bardhë. Ai fajësoi presidentin aktual, Barak Obama se ka shkatërruar ekonominë amerikane me shpenzimet stratosferike federale.

Nëse zgjidhet president, Romi premtoi se do ta shndërrojë SHBA-në në vendin që krijon më shumë vende pune në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA