Merkel: Po, joevropianëve në drejtimin e FMN-së
02/06/2011 08:50
Gjermani nuk është kundër që në të ardhmen Fondi Monetar Ndërkombëtar të drejtohet nga një grup jo evropian.
Lajmin e ka bërë të ditur në Singapor kancelarja gjermane Angela Merkel.
Ajo ka theksuar se vendi i saj mbështet ministren franceze Christine Lagarde, që ka “kombinimin e duhur të eksperiencës politike dhe ekonomike”.
Megjithatë, sipas Merkel, në të ardhmen, mund të pranohen kandidaturat e vendeve të zhvilluara, sidomos Kina, India, Brazili dhe Meksika, që kanë bërë propozimet e tyre.
Top Channel