Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan
Rreth 100 luftëtarë të armatosur, besnikë të liderit fisnor të Jemenit, janë përleshur me forcat e sigurisë në rrethinat veriore të kryeqytetit Sana.
Liderët tribalë thonë se qindra luftëtarë të tjerë po marshojnë drejt qytetit, në mbështetje të liderit të tyre, sheikut Sadiq al Ahmar.
Fluturimet në aeroportin e Sanas ishin ndërprerë për shkak të luftimeve, por autoritetet thonë se operacionet ajrore janë kthyer në normalitet.
Presidenti i vendit, Ali Abdullah Saleh refuzon të tërhiqet, pavarësisht muajve të tërë protestash ndaj pushtetit të tij 33-vjecar.
Ndërkohë që deri më tani protestuesit kanë qenë paqësorë, luftimet e armatosura mes tyre dhe forcave të sigurisë rrezikojnë ta fusin vendin në një luftë civile.
Top Channel