Ukraina në errësirë totale/ BE miraton 145 milionë euro ndihmë humanitare, dërgon edhe gjeneratorë elektrikë në disa qytete
Lufta globale kundër drogës ka dështuar. Është ky qëndrimi me të cilin kanë dalë një grup politikanësh dhe ish-liderësh botërorë.
Komisioni Global për Politikën kundër Drogës bën thirrje për legalizimin e disa llojeve lëndësh narkotike dhe për dhënien fund të inkriminimit të përdoruesve.
Paneli i ekspertëve përbëhet nga ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, ish-presidentët e Meksikës, Kolumbisë dhe Brazilit, si dhe biznesmeni britanik, Sir Richard Branson.
Ndërkohë, qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe ajo meksikane e kanë hedhur poshtë këtë raport, duke vlerësuar se, “ai të con në rrugë të gabuar”.
Raporti prej 24 faqesh i Komisionit Global argumenton se politikat anti-drogë kanë dështuar duke mos penguar dot krimin e organizuar, duke u marrë miliona dollarë taksapaguesve dhe duke shkaktuar mijëra vdekje.
Raporti i referohet një vlerësimi të Kombeve të Bashkuara se: përdorimi i opiumit është rritur me 35% në mbarë botën nga viti 1998 në 2008, ai i kokainës me 27% dhe i kanabisit me 8.5%.
Top Channel