Kryeministri japonez, Naoto Kan dhe qeveria e tij do të përballet në parlament me votëbesimin, një provë kjo e kërkuar nga opozita pas kritikave për manaxhimin e situatës pas tsunamit tw muajit mars.
Naoto Kan është vënë në qendër të akuzave nga opozita për manaxhimin e situatës së krijuar në centralin bërthamor në Fukushima dhe shihet si fajtori kryesor për rrjedhjen e lëndëve radioaktive në det dhe në të gjithë zonën përreth.
Sipas mediave japoneze, me shumë gjasa, kryeministri Kan nuk do të kalojë provën në parlament dhe qeveria e tij do të bjerë. Të njëjtat burime citojnë disa prej figurave kyce të Partisë Demokratike japoneze që janë radhitur tashmë kundër kryeministrit Kan.
Nëse humb votëbesimin Naoto Kan do të detyrohet të japë dorëheqjen ose të thërrasë vendin në zgjedhje të parakohëshme.
Top Channel