Harta e shtrirjes se Escherichia Coli eshte zgjeruar edhe pertej Atlantikut.
Autoritetet shëndetësore amerikane e diktuan bakterin vrases tek dy persona të cilat sapo ishin kthyer në Shtetet e Bashkuara pas një udhëtimi në Gjermani. Vendndodhja e tyre nuk eshte bere publike, por te infektuarit po mbahen nen vezhgim te rrepte mjekesor, ndersa po kryhen kontrolle për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të infektuar. Rusia nderkohe ka ndaluar te gjithe importet e perimeve te fresketa nga vendet e Bashkimit Europian, ndersa supermarketeve dhe rrjeteve ushqimore vendase u eshte kerkuar te heqin nga tregu te gjitha zarzavatet e prodhimit europian.
Me shume se 1.500 vete jane infektuar deri tani nga e.coli entero-hemoragjik qe shkakton sindromen vdekjeprurese hemolitiko-uremike. 17 persona kane humbur jeten prej tij, 16 ne Gjermani dhe nje grua ne Suedi. Sugjerimet e meparshme se trangujt spanjolle ishin burimi i infeksionit, jane rrezuar dhe zyrtaret gjermane te shendetesise tani pranojne se nuk e dine nga vjen bakteri vrases.
Korespondenti i BBC-se ne Moske thote se nje e katerta e te gjithe perimeve te eksportuara nga Bashkimi Europian shkojne ne Rusi, cka e ben ate tregun me te madh per fermeret europiane. Kreu i agjensise vendase per mbrojtjen e konsumatorit, Genadi Onishcenko, i beri thirrje ruseve te heqin dore nga zarzavetet europiane ne favor te prodhimeve vendase.
Ai kritikoi me kete rast standartet e sigurise ushqimore ne BE, duke thene se shperthimi i epidemise tregoi qarte se legjislacioni aq i lavderuar europian i shendetit, nuk funksionon. Komisioni Europian vendosi te merkuren shfajesimin e trangujve spanjolle pasi testet e kryera mbi to, nuk konfirmonin pranine e stereotipit 0104, i cili eshte pergjegjes per kete semundje tek njerezit. Per fermeret spanjolle megjithate, nje vendim i tille erdhi shume vone. Humbjet e tyre llogariten tani ne 200 milione euro ne jave. C`eshte me e keqja, ende nuk dihet me saktesi sa kohe do te zgjase epidemia. Sipas kreut te institutit robert koch, ajo mund te shkoje me muaj, dhe burimi mund te mos mesohet kurre.
Top Channel