United, Modric ose Adam pasues të Scholes

01/06/2011 13:50

Me tërheqjen e Paul Scholes, kërkohet një përforcim me cilësi të madhe për mesfushën e Manchester United.

Sir Alex Ferguson është kështu në kërkim të një zëvendësuesi: zgjedhja e parë quhet Luka Modric, e dyta Charlie Adam.

Mesfushori i Tottenham është më i favorizuari për eksperiencën e tij ndërkombëtare, por vështirësia qendron tek kërkesa ekonomike e Spurs, që pretendojnë, sipas “Daily Mirror”, më shumë se 50 milionë euro.

Ndërkohë Charlie Adam, i ndjekur në merkaton e dimirt nga Tottenham e Liverpool, mund të blihet me çmim të ulët duke qenë se Blackpool, klubi aktual i tij, nuk do të luajë në Championship.

Top Channel