Këshilltari i lartë politik për çështje të komuniteteve i kryeministrit
Hashim Thaçi, Srdjan Sentic, ka mundësi që të bëhet diplomati i parë
serb në Kosovë. Ai pritet të emërohet zëvendësambasador në Londër gjatë
muajt qershor.

Paralajmërimin për emërimin e Senticit në këtë pozitë e kanë bërë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ata nuk e kanë përjashtuar mundësinë e emërimit edhe të diplomatëve të tjerë nga radhët e komuniteteve pakicë, por nuk kanë veçuar ndonjë emër konkret.

“Sentic pritet të dërgohet në Londër. Ai mund të jetë i pari diplomatë serb por jo edhe i vetmi nga radhët e komuniteteve pakicë”, ka thënë një nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilit i referohet Telegraf.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA