Sam Allardyce, trajneri i ri i West Ham

01/06/2011 13:45

Sam Allardyce është trajneri i ri i West Ham. Ai do të zëvendësojë Avram
Grant, i larguar pas performancës së dobët në Premier League dhe
Championship.

Tekniku, 56 vjeç, i larguar në dhjetor nga Blackburn, ka premtuar të sjellë një mentalitet fitues tek klubi londinez.

Hammers kishin si objektiv edhe Carlo Ancelotti, i larguar nga Chelsea, i cili ka bërë të ditur se do të vazhdojë të qendrojë në Premiership.

Top Channel