Ukraina në errësirë totale/ BE miraton 145 milionë euro ndihmë humanitare, dërgon edhe gjeneratorë elektrikë në disa qytete
NATO ka vendosur sot të zgjasë për 90 ditë të tjera misionin ushtarak në Libi, të koduar me emrin “Mbrojtësit e Bashkuar”.
“Me këtë vendim NATO dhe partnerët e saj i dërgojnë një mesazh të qartë kolonelit Muammar Gaddafi”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Anders Fogh Rasmussen.
“Jemi të vendosur të vazhdojmë operacionet tona për të mbrojtur popullin e Libisë dhe të vazhdojmë përpjekjet për të implementuar mandatin e OKB-së”, ka theksuar ai.
Rasmussen ka nënvizuar gjithashtu se zgjatja e misionit, që fillimisht ishte caktuar për 90 ditë, i jep një mesazh të qartë edhe popullit libian, se marrëdhëniet e tij me aleatët do të vazhdojnë të jenë solide.
“Dalja nga skena e Gaddafi-t është vetëm cështje kohe”, ka shtuar më tej sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Top Channel