NATO vijon bombardimin e Tripolit

01/06/2011 03:45

Vijojnë bombardimet e NATO-s mbi Tripoli. Gazetarët francezë, të dërguar në kryeqytetin libian, raportuan të paktën 6 shpërthime të fuqishme në orët e mbrëmjes së të martës.

Të gjitha shpërthimet kanë ndodhur në një hark kohor prej 20 minutash, rreth orës 21 me orën lokale.

Nuk raportohen viktima nga sulmit i fundit. Ndërkohë që më herët gjatë ditës së martë, autoritetet libiane denoncuan se, sipas tyre, bombat e Aleancës kanë vrarë mbi 70 civilë në të gjithë Libinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA