Partitë politike shqiptare në Maqedoni po vazhdojnë fushatën e tyre elektorale për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 5 qershorit.

Dy partitë e mëdha Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve e Menduh Thacit zhvilluan mitingjet e tyre përkatësisht në Kumanovë dhe Strugë.

Ali Ahmeti, lideri BDI-së, partia shqiptare në pushtet, porositi shqiptarët të jenë të bashkuar për të arritur, sic tha ai, objektivat kombëtare. Ai tha se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit do të mbyllë shumë nga cështjet e hapura mes bashkësive etnike në Maqedoni.

Edhe partitë shqiptare të opozitës vijuan fushatën. Ato vlerësojnë se Marrëveshja e Ohrit është jofunksionale dhe se nuk garanton të drejta të barabarta për shqiptarët dhe maqedonasit.

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaci tha se Maqedonia nuk mund të quhet shtet normal derisa nuk respekton të drejtat e qytetarëve të saj shqiptarë. Ai nga Struga kërkoi legjitimimin e platformës së PDSH-së që parashikon marrëveshje të re politike mes dy bashkësive më të mëdha etnike në Maqedoni.

Rilindja Demokratike Kombëtare dhe lideri i saj, Rufi Osmani në vijim të fushatës, vlerësuan se Marrëveshja e Ohrit nuk ka arritur të pajtojë shqiptarët me maqedonasit. Osmani në fjalën e tij, premtoi se partia e tij do të arrijë të shndërrojë shqiptarët në vendimmarrës në qeverinë maqedonase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA