Kurti: 100 ditëshi i qeverisë, dështim
01/06/2011 13:25
Lëvizja ‘Vetëvendosje’ e ka cilësuar plotësisht të dështuar 100 ditëshin e parë të Qeverisë së Hashim Thaçit.
Lideri i kësaj partia opozitare, Albin Kurti, bën të ditur Telegraf, ka thënë se Qeveria “Thaçi 2” është formuar për tri qëllime – e para ka të bëjë me fillimin e negociatave me Serbinë, e dyta – për të privatizuar Kosovën, ndërsa e treta – për ta prishur marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Prishja e marrëveshjes me FMN, sipas ekspertit të ekonomisë të këtij subjekti, Shpend Ahmetit, do ta çojë Kosovën brenda këtij viti në kolaps financiar.
Top Channel