Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se mes institucioneve vendore dhe misionit EULEX mungon komunikimi i mirë.

Deklaratën e tij, Krasniqi e ka bërë gjatë një takimi me studentët e universitetit “Pjetër Budi”, ku ka folur edhe për grevën e ish-ushtarëve të UCK-së.

“Greva nuk është forma e duhur për zgjidhjen e problemeve. Megjithatë, ata nuk i janë drejtuar Kuvendit, por qeverisë”, ka pohuar Krasniqi.

Deklarata e kryetarit të Parlamentit vjen pas atyre të bëra së fundmi nga drejtuesit e misionit evropian, se përgjegjësia kryesore për sundimin e ligjit u takon institucioneve kosovare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA