Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka akuzuar misionet ndërkombëtare në Kosovë se janë rreshtuar përkrah grupeve serbe që mbajnë të bllokuara rrugët në veri.
Sipas KMDLNJ, KFOR dhe EULEX nuk kanë bërë asgjë ndaj këtyre veprimeve, që po destabizliojnë tërë veriun e Kosovës.
“Komandanti i KFOR-it dëshmoi se bashkësia ndërkombëtare po bën presion ndaj mekanizmave të sigurisë në Kosovë. kjo për faktin se me gjithë premtimin për hapjen e rrugëve, nuk e bëri këtë”, thuhet në një deklaratë të KMDLNJ.
Sipas këtij dokumenti, KFOR u mjaftua vetëm me një “shëtitje” nga ajri për t’u treguar gazetarëve se kishte hyrë në veprim, ndërkohë që bllokimi i rrugës vazhdon.
Në komunikatën e Këshillit thuhet më tej se, kjo bllokadë mbështetet nga strukturat paralele serbe dhe policët serbë të pezulluar nga detyra.
Top Channel