Jemen, 37 të vrarë nga luftimet në Sana
01/06/2011 17:30
Të paktën 37 persona janë vrarë gjatë natës në Jemen, për shkak të intensifikimit të përleshjeve në kryeqytetin Sana.
Lajmin e bëjnë të ditur spitalet lokale.
Aktet e dhunës u përshkallëzuan pasi u shkel armëpushimi mes forcave të sigurisë dhe luftëtarëve besnikë të sheikut Sadiq al Ahmar, kryetar i një konfederate tribale.
Analistë të cështjeve ndërkombëtare shprehen se konflikti rrezikon ta zvarrisë Jemenin në një luftë civile.
Ndërkohë, presidenti Ali Abdullah Saleh vazhdon t’i rezistojë presionit ndërkombëtar për t’u tërhequr pas tre dekadash në pushtet.
Dëshmitarë kanë raportuar për luftime të ashpra gjatë natës në kryeqytet dhe të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit.
Top Channel