Studiuesit gjermanë po vazhdojnë të punojnë për të identifikuar burimin e bakterit vdekjeprurës E.Coli, pasi analizat treguan se ai nuk vinte nga kastravecët spanjollë.
Rreth 470 pacientë, shumica e të cilëve në veri të Gjermanisë, kanë shfaqur simptomat më potenciale të infektimit nga bakteri.
Deri tani E.Coli ka vrarë 16 persona, 15 prej të cilëve në Gjermani dhe një në Suedi.
Lajmi që shfajësonte kastravecët spanjollë erdhi shumë vonë, pasi shumë prodhues u detyruan të shkatërronin tonelata bimë të freskëta në jug të Spanjës.
Ndërkohë, pronarët e dyqaneve në veri të Gjermanisë po bojkotojnë edhe produktet vegjetale të rritura në vendin e tyre.
Autoritetet lokale kanë këshilluar qytetarët që të mos hanë ushqime vegjetale të gjalla, sidomos në veri të Gjermanisë.
Top Channel