Fratini në Bengazi irriton Tripolin
01/06/2011 01:45
Tripoli e cilësoi si në kundërshtim dhe në shkelje të të gjitha normave të OKB-së vizitën e Ministrit të Jashtëm italian, Franko Fratini në Bengazi ku u takua me autoritetet rebele që prej muajsh luftojnë kundër forcave të Gedafit.
“Dënojmë këtë vizitë që përbën një shhkelje të plotë të të gjitha normave të OKB-së, të konventave ndërkombëtare dhe që ndërhyn në punët e brendshme të një vendi të lirë, të pavarur dhe anëtar të OKB-së”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme libiane.
Franko Fratini ndërmori një vizitë në Bengazi ku u prit nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit të Libisë të cilëve u premtoi ndihmë financiare dhe karburant.
Top Channel