Fondin Monetar Ndërkombëtar do të vendose sot nëse do ta vazhdojë apo jo
marrëveshjen për dhënien e donacioneve për Kosovën këtë vit.
Marrëveshja – stand by- e nënshkruar në korrik të vitit të kaluar u rrezikua pasi qeveria e Kosovës vendosi rrritjen e pagave nga 30 deri ne 50 përqind për punonjësit kosovarë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar i kishte propozuar qeverisë rritje prej 7-8 përqind. Me ndërprerjen e kësaj marrëveshje arkës së shtetit do t’i mungojnë 150 milionë euro.
Qeveria e Kosovës pritet të dalë me qëndrimin e saj menjëherë pasi FMN-ja ta thotë fjalen e fundit. Këtë e ka paralajmëruar zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuci. Ai të martën në prononcim për gazetarët ka thënë se nuk do të ketë ndërprerje të marrëveshjes me FMN-në dhe është i kënaqur me bisedimet e zhvilluara deri tani.
Top Channel