Egjipt, në gusht procesi ndaj Mubarak
01/06/2011 17:50
Procesi ndaj ish-udhëheqësit egjiptian Hosni Mubarak dhe dy djemve të tij do të nisë më 3 gusht në gjykatën e Kajros.
Vendimi është marrë nga kryetari i Gjykatës së Apelit të kryeqytetit egjiptian, bëjnë të ditur mediat lokale.
Ish-presidenti akuzohet se ka autorizuar hapjen zjarr ndaj manifestuesve, si dhe për përvetësim të pasurive të paligjshme, përmes abuzimit me detyrën.
Sipas burimeve, në dy akuzat e fundit, dyshohet se janë përfshirë edhe dy djemtë e Mubarak, Gamal dhe Ala.
Lideri 80-vjecar ra nga pushteti, të cilin e drejtonte prej dekadash të tëra, pas një vale protestash popullore.
Top Channel