Shefi i misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac ka përfunduar vizitën dyditore në Beograd, ku është takuar me autoritetet lokale dhe ambasadorët e vendeve të BE-së.

Gjatë takimeve, në vecanti në atë me ministrin e Brendshëm Ivica Dacic, janë diskutuar cështje teknike që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, në vecanti me luftën kundër krimit të organizuar.

Sipas një komunikate për shtyp të lëshuar nga zyra e misionit evropian, palët kanë rënë dakord që në luftën kundër krimit të bëhen më shumë përpjekje.

Veprimtaria e misionit EULEX që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e deri më sot është vlerësuar si “e dështuar” nga shumë ekspertë.

Por De Marnhac ka deklaruar disa herë se vendosja e ligjit, sidomos në veri të Kosovës, është më e vështirë nga sa mendohet, “pasi gjërat nuk mund të ndryshojnë me magji”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA