Blatter rizgjidhet president i FIFA-s

01/06/2011 19:00

Joseph Blatter është rizgjedhur president i FIFA-s.

Zicerani 75-vjeçar, i cili ishte kandidati i vetëm për këtë post, është konfirmuar për mandatin e tij të katërt me 186 vota.

Blatter është president i organizmit më të lartë të futbollit botëror që nga qershori i vitit 1998.

“Sot ka ndodhur diçka e mrekullueshme. Jam i nderuar dhe shumë i emocionuar. Jam i lumtur sepse arritëm të rigjenim solidaritetin dhe unitetin në botën e futbollit”, komentoi Blatter pak minuta pas rizgjedhjes si president i FIFA-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA