Bashar al Assad të dalë para drejtësisë

01/06/2011 17:05

Ministri i Jashtëm australian, Kevin Rudd ka deklaruar se presidenti sririan Bashar al Assad duhet të përballet me gjykatën për shkak të trajtimit “brutal” të popullit të tij.

Sipas Rudd, ngjarje si ajo me torturimin dhe vrasjen e një djali 13-vjecar nga forcat e sigurisë i kanë hequr zotit Assad cdo legjitimitet.

Nga ana e tij, Assad ka ftuar për një takim familjarët e 13-vjecarit dhe ka premtuar një hetim mbi ngjarjen, bën të ditur televizioni shtetëror sirian.

Aktivistët për të drejtat e njeriut deklarojnë se mbi 1 mijë persona kanë humbur jetën në Siri gjatë javëve të tëra protestash.

Sipas tyre, 13-vjecari u arrestua nga forcat e sigurisë dhe u torturua deri në vdekje, ndërsa sipas autoriteteve, ai u qëllua gjatë një demonstrate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA