Barcelona kërkon mbrojtësin Thiago Silva

01/06/2011 17:00

Barcelona është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për sulmuesin e Villarreal, Giuseppe Rossi, dhe vëmendja e drejtuesve katalanas është tashmë tek përforcimi i mbrojtjes.

Dëmtimet e Puyol, largimi nga ekipi i Gabriel Milito dhe sëmundja e Eric Abidal bëjnë që blerja e një mbrojtësi të jetë një domosdoshmëri për Barcelonën.

Sipas gazetës Marca, objektivi kryesor është lojtari i Milanit, Thiago Silva. Braziliani ka zgjatur kontratën deri në vitin 2016 me kuqezinjtë dhe tratativa nuk është e lehtë.

Klubi italian nuk do ta linte të lirë lojtarin për më pak se 25 milionë euro. Në ditët e ardhshme pritet që Barcelona t’i ofrojë mbrojtësin Maxwell Milanit në një tentativë për të ulur çmimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA