Bakteri vrasës prek edhe Cekinë

01/06/2011 00:30

Simptomat e bakterit vrasës, Escherichia Coli, që ka shkaktuar 13 viktima vetëm në Gjermani, u gjetën edhe në Ceki.

Autoritetet shëndetësore ceke, njoftuan se në spitalin e Pragës është regjistruar një turiste amerikane me simptomat e prekje nga ky bakter. Gjendja e saj paraqitet e qendrueshme.

Para se të mbërrinte në Pragë, turistja amerikane kishte vizituar rajonet veriore të gjermanisë, ku janë regjistruar edhe rastet e para të Escherichia Coli.
 
Ndërkohë, Suedia raportoi rastin e parë të humbjes së jetës si pasojë e prekjes nga bakteri, ndërsa Gjermania u tërhoq nga vendimi për bllokimin e importit të trangullit, pasi sipas ekspertëve, ende nuk dihet se nga e ka prejardhjen ky bakter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA