Armët e Libisë, në duart e Al Kaedës

01/06/2011 16:25

Shtetet e Bashkuara kanë një shqetësim të thellë përsa i përket mundësisë që armët e Libisë të përfundojnë në duart e Al Kaedës.

Deklarata është bërë nga kreu i komandës amerikane për Afrikën, gjenerali Carter Ham, në një konferencë për shtyp.

“Ka një shqetësim konkret mes të gjithë partnerëve rajonalë, dhe që SHBA e ndajnë, mbi mundësinë e kalimit të armëve nga Libia drejt vendeve të tjera, përfshirë ato nën kontrollin e Al Kaedës”, ka deklaruar gjenerali Ham.

Aktualisht në Afrikën e Veriut, Jemeni konsiderohet si baza e re e organizatës terroriste, për shkak të operacioneve të pakta të ushtrisë vendase kundër saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA