TV shtetëror shfaq Gedafin

31/05/2011 00:25

Televizioni shtetëror libian shfaqi pamje nga takimi mes liderit të Libisë, Muamar Gedafi dhe presidentit afrikano-jugor që po viziton Tripolin, Jakob Zuma.

Në pamje dukej lideri libian teksa pret në kompleksin e tij presidentin e Afrikës së Jugut dhe delegacionin që shoqëronte atë.

Kjo është hera e parë që koloneli bën një dalje publike televizive që nga data 11 e këtij muaji.

Presidenti Zuma ndodhet për një vizitë në Tripoli, sipas tij, jo për të diskutuar rrugët se si Gedafi të lërë pushtetin, por për të gjetur një marrëveshje armëpushimi mes rebelëve dhe forcave qeveritare. Rebelët nga ana e tyre, kërkuan largimin e presidentit Zuma nga Libia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA