Tripoli: 718 të vrarë nga sulmet e NATO-s

31/05/2011 21:00

Nga sulmet e NATO-s që nga 19 marsi deri më 26 maj kanë humbur jetën 718 civilë, ndërsa 4067 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Bilanci në fjalë është bërë publik mbrëmjen e sotme nga zëdhënësi i qeverisë së Tripolit, Mussa Ibrahim.

Në ditët e fundit Libia u vizitua nga presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, i cili bisedoi me liderin Muammar Gaddafi për t’i dhënë një zgjidhje konfliktit.

Pas takimeve Zuma deklaroi se koloneli është i gatshëm të zbatojë një armëpushim të mundshëm dhe dënoi sulmet e aleatëve perëndimorë në Libi.

Por pavarësisht akuzave, NATO insiston se në sulmet e kryera në terrenin libian ka shënjestruar vetëm objekte ushtarake dhe kompleksin rezidencial të Gaddafi-t.

Top Channel